Mirë se erdhët në Fast Credit Albania

Kredi dhe depozita.

Misioni

Misioni Ynë

"Misioni rrotullohet rreth njerëzve, jo projekteve"

Një skuadër e bashkuar, gjithmonë pranë jush.

Siguri në çdo hap

Ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, veçanërisht për popullsinë që jeton në zonat rurale të Shqipërisë, me qëllim rritjen e përfshirjes financiare dhe reduktimin e përgjithshëm të varfërisë.

  • DEGËT

    Dega është njësi organizative në varësi të SHKK "Fast Credit Albania". Aktualisht SHKK-ja ka vetëm një degë që ushtron aktivitetitn e saj në të gjitha bashkitë e vendit, kryesisht në zonat rurale.Dega e ka vendodhjen në Tiranë, ajo ka anëtarësuar dhe ofruar shërbime finaciare dhe banorëve të bashkive të tjera. Gjatë vitit 2021 SHKK “Fast Credit Albania" vazhdon me ritme të kënaqshme në rritjen e anëtarësisë, rritjen e kredimarrësve dhe depozituesve. Ne kemi si objektiv hapjen e dy degëve të reja në Bashkinë e Vlorës dhe Bashkinë e Kamzës për të mundësuar zgjerimin e aktivitetin te saj në pjesën më të madhe të fshatrave të Shqipërisë duke i dhënë akses në shërbime financiare për më shumë se 40% të popullsisë të vendit që banon në zonat rurale.

300

Anëtarë

94

Kredimarrës

17

Depozitues

5

Projekte




Shërbimet

Shërbimet që ne ofrojmë


  • Kredi për individ dhe biznes për qëllime konsumatore, biznesi & agro.
  • Kolateral i diskutueshëm në varësi të shumës dhe afatit
  • Procedura të shpejta brenda 24 orëve
  • Procedura joburokratike
  • Transparencë e plotë
  • Kredi
    Produktet e kredisë
    Shuma në lekë
    Afati në vite
    Norma e interesit
    Kredia Fast 0-200,000 deri në 3 vite 20%
    Kredia Fast Plus 200,001-500,000 deri në 3 vite 18%
    Kredia Mikro 500,0001-1,000,000 deri në 5 vite 16%

    Produktet e depozitave
    Depozita  
    Interesi vjetor (Lekë)  
    Interesi vjetor (Euro)  
    Depozita 1-mujore 0.8% 0.2%
    Depozita 3-mujore 1.5% 0.3%
    Depozita 6-mujore 2.0% 0.5%
    Depozita 9-mujor 2.5% 1.0%
    Depozita 12-mujore 3.0% 1.5%
    Depozita 18-mujore 3.5% 1.8%
    Depozita 24-mujore 4.0% 2.0%
    Depozita Garancie 5.0% 2.3%
    Depozita për fëmijë 5.0% 2.3%
    Depozita fleksi 0.5% 0.1%
    Depozita me Ofertë 5.0% 2.3%

    *Shënim: Shuma minimila e depozitës me afat është 10,000 Lekë/ 100 Euro

    Llogaritësi i kredisë

    Shuma e kredisë
    Afati i kredisë në muaj
    Norma e interesit

    Kësti i kredisë (në muaj):


    Llogaritësi i depoziës

    Shuma e depozitës
    Afati mujor i depozitës
    Interesi Vjetor

    Totali i interesit të depozitës:




    Anëtarët


    SHKK "Fast Credit Albania", në bazë të Ligjit për SHKK është një kooperative financiare. Anëtarët përfitues të shërbimeve të tij, kryesisht banorë të zonave rurale dhe semi-urbane, janë dhe njëherazi pronarë të vetëm të shoqërisë të kursim kredititit SHKK "Fast Credit Albania”. Vendimmarrja e anëtarëve është e bazuar në parimin “një anëtar = një votë”, pavarësisht shumës së kontributit të paguar në kapital. SHKK "Fast Credit Albania" është një shoqëri me kapital 100% shqiptar. Organet e shoqërisë janë Asambleja e Përgjithshme, Këshilli Drejtues, Komiteti i Kontrollit dhe Administratori. Këshilli Drejtues dhe Komiteti i Kontrollit dhe Administratori zgjidhen prej Asamblesë të Përgjithshme të shoqërisë për një periudhë katër vjeçare dhe me të drejtë rizgjedhje. Në fund të vitit 2021, SHKK "Fast Credit Albania “ do te numërje më shumë se 300 anëtarë.

    Këshilli Drejtues

    Këshilli Drejtues është organi ekzekutiv i SHKK "Fast Credit Albania " që administron shoqërinë dhe është përgjegjës për manaxhimin e aktivitetit të biznesit dhe kontrollit të fondeve. Këshilli Drejtues ka për detyrë që t’i raportojë Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me situatën financiare të shoqërisë dhe detyrat e ngarkuara nga ajo. Këshilli Drejtues i SHKK "Fast Credit Albania” është i përbërë nga 5 anëtarë të zgjedhur prej Asamblesë së Përgjithshme për një mandat katër vjeçar, me të drejtë rizgjedhje. Anëtarët e Këshillit Drejtues të SHKK "Fast Credit Albania”janë të individë të respektuar në fushat e tyre të ekspertizës dhe me reputacion në komunitetet ku bëjnë pjesë.

    Organi ekzekutiv i SHKK "Fast Credit Albania " që administron shoqërinë dhe është përgjegjës për manaxhimin e aktivitetit të biznesit dhe kontrollit të fondeve.

    Z.Stiljan Rexhepaj

    Kryetar

    Znj.Ina Berdaj


    Znj.Blerina Dhima


    Z.Magrip Bana


    Z.Simon Lasku


    Komiteti i Kontrollit

    Komiteti i Kontrollit kontrollon dhe mbikëqyr zbatimin e procedurave kontabël dhe të kontrollit të brendshëm të SHKK-së, duke përfshirë edhe rregullat e vendosura nga Banka e Shqipërisë dhe ASD-së, bën vlerësimin e situatës financiare të SHKK-së, bazuar në raportin e ekspertit kontabël të regjistruar, miraton raportet dhe deklaratat financiare, të përgatitura nga SHKK-ja, me qëllim publikimin e tyre, kontrollon përputhshmërinë e veprimtarisë së SHKK-së me aktet ligjore e nënligjore dhe njofton për përfundimet Këshillin Drejtues, etj.

    Komiteti i Kontrollit është i përbërë nga 3 anëtarë të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat katër vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

    Z.Mark Uka

    Kryetar

    Znj.Griselda Ferraj

    Anëtare

    Znj.Valbona Stojku

    Anëtare

    Administratori

    Z.Akil Dhima është Administratori i Shoqerisë "Fast Credit Albania”, i zgjedhur nga asambleja e përgjithshme e anëtareve për një periudhë katër vjecare me të drejtë rizgjedhje. Ai ka një experiencë 20-vjecare në sistemin bankar dhe në institucione financiare të ngjashme, në pozicione të ndryshme drejtuese.

    Kontakt

    Na kontaktoni

    Jemi vetëm një hap larg jush!

    Adresa

    Rr. Prokop Mima, Kati I, Njësia Bashkiake Nr.5, 8270

    Email

    akil.dhima@fastcreditalbania.com

    Telefoni

    +355 69 286 7987